“Kapitull i mbyllur”, gazetari: Vis Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët, s’kanë lënë prova

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

A është gjallë Vis Martinaj? Kjo është pyetja që policia e Shtetit ende nuk i ka dhënë një përgjigje, edhe pse ka marrë ultimatum nga kryeministri Edi Rama.

Prej 9 gushtit 2022, i shumëkërkuari i drejtësisë Ervi Martinaj, rezulton i zhdukur.

Fati i tij mbetet mister, ndërsa ekzitojnë dy hipoteza; është eleminuar nga kundërshtarët dhe ka inskenuar zhdukjen e tij..

Gazetari i Abc, Ferdinand Dervishi mendon se Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët dhe e cilëson një kapitull të mbyllur.

I ftuar në Edicionin e Lajmeve të orës 19:00 me gazetaren Juli Xhokaxhi, Dervishi theksoi se këto mendime vijnë pas deklaratave të familjarëve të Martinajt.

Gazetari: Është kapitull i mbyllur, Vis Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët  Unë besoj se është një kapitull i mbyllur.

E kanë eleminuar kundërshtarët. Ka disa ngjarje që duhet parë se çfarë ndodh më mbrapa. Unë dal në konkluzionin që është një kapitull i mbyllur sepse shoh reagimin e prindërve. Dalin në akuza të forta. Nëse ky njeri do ishte gjallë, nuk do kishim këtë sjellje të njerëzve të tij të afërm.

Dervishi theksoi se nuk ka mundësi që Martinaj të ketë inskenuar zhdukjen pasi një shkëputje totale e lidhjeve nuk i leverdiste.

Dervishi: Vetë Martinajt, të bënte një largim. Ti kur bën këtë lloj largimi dhe të gjithë besojnë se ty të kanë vrarë, ty të shkatërrohet gjithë biznesi,  influenca. Ai nuk e do këtë. Nuk mund të bëjë një zhdukje të prerë, të zhduket për një vit dhe mos e dijë njeri ku është.

Ai mund të bëjë një largim nga policia apo grupet kriminale që duan ta eleminojnë, por jo të shkëpusë direkt lidhjet në këtë mënyrë. Ai bëri shumë armiq, kishte dhe probleme të tjera.

Ekspertët e policisë thonë që nuk sillej me pjekurinë e kreut të një grupi kriminal aktual. Ecte rrugës dhe bënte përshesh me armiq. Nuk logjikonte. Bëri shumë armiq, jo vetëm në krim, por edhe në nivele biznesi.

Për sa i përket policisë, Dervishi tha se dëshiron të zbardhë çfarë ka ndodhur me fatin e “mbretit të lotove”, por personat që e kanë eleminuar nuk kanë lënë asnjë provë.

Dervishi: Policia do që ta zbardhë, sepse i ka vënë kusht edhe kryeministri. Problemi është që ata që e kanë bërë këtë, s’mund të lënë asnjë provë. Një provë e vetme do t’i çojë te burimi, te ata vetë. Ata nuk duan të riskojnë me këtë histori. /Abcnews

Scroll to Top