JiL.al - Jeto i Lumtur

Katastrofë mjedisore në Kavajë, qytetarët përballen me djegien e plehrave, Bashkia hesht

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një katastrofë mjedisore është duke ndodhur në Bashkinë e Kavajës në njësinë Administrative të Luzit, për shkak të djegies së mbetjeve.

Prej më shumë se 6 muajsh subjekti privat i cili ka fituar tenderin për pastrimin e mbetjeve, i grumbullon të gjitha mbetjet e Bashkisë së Kavajës në një fushë pranë njësisë Administrative Luz dhe po aty kryen dhe djegien e tyre, duke krijuar në këtë mënyrë një rrezik shumë të madh për shëndetin e banorëve.

Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Abcneës.al, gjatë gjithë ditës në këtë fushë kryhet djegia e plehrave, por Bashkia e Kavajës vijon të heshtë edhe pse ka vazhdimisht ankesa nga ana e banorëve të cilët duhet të përballen me “kancerin”.

Nga ana e subjektit privat grumbullimi i mbetjeve duhet bërë në zonat ku ato janë dhe më pas të transportohen menjëherë drejt inceneratorëve për djegie, por siç eshë e shihni në video plehrat digjen para syve të taksapaguesve. /abcnewshttps://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top