Brenda shtëpisë së Big Brother duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po ngacmohen bashkë. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë munguar mes dyshes.Keisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.
Ngacmimet mes tyre nuk munguan thuajse në asnjë moment. Përveçse nuk ndahen gjatë gjithë ditës, edhe në darkë qëndrojnë në të njëjtin shtrat, ku ngacmimet sërish nuk munguan. Shpesh e kemi parë çiftin të shkëmbejë puthje, edhe pse ende asnjëra prej tyre në buzë. Por të parët që kanë dyshimet e veta për këtë lidhje kanë qenë banorët e shtëpisë.
“Unë në fillim isha skeptike. Por kur i pashë të dy bashkë , pashë që kishin shumë paqe. Mu duk moment i bukur. Sapo ky moment po ndodhte, u përfshi loja në mes”, u shpreh Dea Mishel. Nga ana tjetër edhe Luizi ka shprehur rezerva.
“Unë Kristin e shoh kryesor në lojë. Olta dhe Armaldo e shohin si tempulll. Kristi me qetësinë e tij gjithmonë i jep këshilllat e duhura. Për këtë arsye kam thënë të nxjerre Kristin, që të shkatërrohen Olta dhe Maestro”.
Por duket se banorët e Big Brother nuk janë të vetmit që kanë reaguar. Pas gati 2 muajsh lojë, ka dla në skenë edhe partnerja e Kristit, apo thënë ndryshe, në këto kushte, ish-partnerja.
Gjatë ditëve të para në shtëpi, Kristi ka rrëfyer se ishte në një lidhje prej 6 muajsh me një vajzë të huaj, pa zbuluar më shumë detaje.Ajo quhet Zaza dhe në fotot e tyre mund të shiheshin komentet ngacmuese që kishin me njëri-tjetrin, madje bukuroshja ndiqet edhe nga motra e Kristit, Gala. Mirëpo duket se Kristi e “harroi” lidhjen që kishte kënë jashtë pasi këto ditë ai dhe Kejsi i kanë shprehur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin ku puthjet dhe ngacmimet nuk kanë munguar duke i bërë të gjithë të mendojnë se dyshja do të jenë shumë shpejt çifti i dytë i shtëpisë së famshme.
Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë i Zazës e cila duket e prekur nga e gjithë kjo situatë. Nëpërmjet një deklarate të gjatë në InstaStory, ajo shprehet se nuk është mirë emocionalisht dhe se ndihet falenderuese për dashurinë që i kanë dhënë ndjekësit e saj.
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”
Një tjetër reagim i habitshëm ka ardhur edhe nga vetë Sabiani, që si me nota humori e ka dhënë një përgjigje për situatën e krijuar. Sabiani sërish riktheu videon virale ku Ermal Mamaqi e pyeste “Se mos e lë çupën beqare”. “E ka vëtë në dorë. Babi nuk e kushtëzon për asgjë. Vetëm zorraxhinjë s’dua në shtëpi”, kishte thënë Sabiani. Nuk dihet nesë këngëtari ka dashur “të shigjetojë” banorin e BBV, por nga publiku, kjo është marrë si përgjigje e Sabianit ndaj “lidhjes” së tyre.
Ndërkohë disi më të relaksuar duken prindërit e Kristit. E ëma dërgoi një mesazh pozitiv për të birin, por zgjodhi mos të ndalonte shumë tek Keisi, sesa tek komentet që qarkullojnë në rrjet. Nga ana tjetër, i ati, Robert Aliaj e ka bërë me dije qasjen e tij për këtë histori.
“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka,” u shpreh Roberti.
Sa i përket lidhjes së shumë përfolur që Kristi thuhet s ka lënë jashtë, ai u shpreh:
“Portalet shqiptare bëjnë thashathemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë,” tha ai. mbetet për t’u parë sesi do të vijojë raporti që dy të rinjtë kanë krijuar brenda shtëpisë së Big Brother.