JiL.al - Jeto i Lumtur

Kejvina flet për dy marrëdhëniet e saj të dashurisë: Nuk kam patur drama por…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kejvina Kthella është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBV Albania. Së fundmi, ajo ka zbuluar se ka patur një lidhje dashurie që ka zgjatur 3 vite.

Jo vetëm kaq por bukuroshja e ekranit tha se nuk ka pasur aspak drama në marrëdhënien e tyre.

“Nuk më erdhi në majë të hundës, thjesht mbaroi”, tha ndër të tjera Kejvina. Modelja ka treguar se ka patur 2 lidhje dashurie, që në fakt kanë rezistuar.

Nëse ka diçka për të cilën ankohen të gjithë banorët e “Big Brother Vip”, janë pikërisht të gërhiturat e Luzi Ejllit. Por modelja Kejvina Kthella e ka përjetuar më shumë mungesën e gjumit për shkak të gërhiturave të Luizit, madje mëngjesin e sotëm ka shpërthyer në lot.

Ajo sapo u zgjua ishte në kuzhinë ku qau, për të vijuar më pas edhe në oborr, ku as aty nuk i mbajti dot lotët.

Më vonë këtë ditë, Kejvina pati një bisedë edhe me Luizin, të cilin e quajti “zhurmues”. Ndërsa edhe Luizi iu përgjigj duke i thënë “zhurmuesi i tët eti.”

Pjesë nga biseda e tyre brenda “Big Brother VIP Albania”: 

Kejvina: Ti je zhurmues. Zhurma!

Luizi: Ça the? Zhurmuesi unë, zhurmuesi i tët eti.

Kejvina: I tëndit pra!

/iconstyle.a

Scroll to Top