Kejvina Kthella sqaron arsyen e ‘përleshjes’ midis saj, Oriola Marashit dhe Einxhel Shkirës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre vite më parë bëri bujë të madhe një sherr i ndodhur mes tre vajzave shumë të njohur edhe sot për publikun, Kejvina Kthellës, Einxhel Shkirës dhe Oriola Marashit.

Modelet ishin zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kishin përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit. Sot disa vite pas kësaj ngjarje, në një intervistë për “Goca dhe Gra”, Kejvina Kthella është pyetur rreth kësaj ngjarje.

Bukuroshja e ekranit ndër të tjera u shpreh se arsyeja e sherrit nuk ishte një mashkull, ndërsa shtoi se akoma nuk flasin me njëra-tjetrën.

“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”

Kujtojmë që sherri midis vajzave në vitin 2019 ndodhi pranë Liqenit të Thatë të Tiranës. Pas përleshjes fizike në atë kohë burimet tona treguan se Einxhel kishte bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë.

Einxheli dhe Kejvina thuhej se pas ngjarjes ishin me shenja ngado dhe dyshohej se gjithçka kishte filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me” në 2019-në.

Scroll to Top