Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh! Zjarri favorizohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit.

Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terren tejet të vështirë. Që në orën 6 të mëngjesit shërbimi zjarrfikës, 15 efektivë dhe 3 mjete, kanë vijuar punën, ndërsa me kërkesë të tyre, prefekti i qarkut Durrës në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Zjarrfikësit e Durrësit, përmes institucionit të prefektit kanë kërkuar mbështetjen me efektivë ushtarakë për vënien nën kontroll të zjarrit në këtë zonë. Pas kërkesës për mjete dhe forca, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, strukturë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është përgjigjur pozitivisht duke vënë në dispozicion efektivë dhe mjete për ndërhyrjen.

Terreni i thyer dhe pa rrugë të shkelura mes zonës pyjore e vështirëson ndjeshëm depërtimin e zjarrfikësve pranë flakëve, ndërsa era favorizon përhapjen e tyre.

Shpesh vetëm me mjete rrethanore e lopata, efektivët zjarrfikës përshkojnë kilometra të tëra në këmbë, nën temperaturat e larta të këtij gushti për shuarjen e flakëve, që vazhdojnë, duke shpresuar që natyra dhe shirat që parashikohen të bijnë këtë javë t’i ndihmojnë në shuarjen e flakëve që riaktivizohen herë pas here..…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *