Kërcënohej me jetën e familjarëve të saj, detajet e rënda nga pengmarrja e 30-vjeçares në Durrës

Jil
Jil
3 Min Read

Është gjetur pas 9 ditësh 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj në qytetin e Durrësit.

Në dëshminë e saj e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga një shtetas me inicialet M.M, i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Durrësit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas njoftimit zyrtar të policisë 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

30-vjeçarja bëjnë me dije burimet është mbajtur me forcë në një hotel në periferi të Durrësit, deri ditën e djeshme kur edhe ka mundur të shpëtojë.

Familjarët e Dyrmishit apeluan për ditë me radhë në media, për gjetjen e të resë, ndërkohë që kërkuan ndihmën e të gjithë qytetarëve durrsakë.

Dyrmishi punonte në një Call Center në qytetin e Durrësit, dhe kishte humbur kontaktet me familjen që prej të hënës së 25 Korrikut.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *