JiL.al - Jeto i Lumtur

Keto janë arsyet përse shumë njerëz nuk i mbajnë më unazat e martesës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

E keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz (ndoshta partneri/ja juaj) preferon të mos e mbajë unazën e martesës?

Armina Mevlani u shpreh së fundmi në “Goca dhe Gra” se e vendos unazën e martesës në raste të veçanta dhe jo në përditshmëri, pasi preferon t’i heqë unazat kur lan duart dhe si pasojë mund ta humbasë (siç i ka ndodhur më parë). Dalina Buzi dhe Fatma Haxhialiu gjithashtu nuk e mbanin unazën e martesës, ndërsa Jerina Lalaj u shpreh se preferon të mbajë unaza në gishtin ku vendoset unaza e martesës, por që jo detyrimisht kanë lidhje me marrëdhëniet. Eno Popi, i ftuar në emision, tregoi se nuk e mban unazën e martesës sepse ka një problem me aksesorët (problemi: i humb).

Nëse ai/ajo nuk e mban unazën, ja çfarë duhet të keni parasysh para se të dyshoni – Kalojmë te arsyet:

1. Për shkak të punës

Shumë njerëz kanë punë të cilat janë shumë të rrezikshme për t’i kryer kur mbajnë bizhuteri. Mekanikët, punëtorët e ndërtimit dhe madje edhe pilotët ushtarakë shpesh shkojnë pa unaza martese sepse është e mundur t’i humbasin ose dëmtojnë. Gratë mund t’i heqin kur bëjnë punët e shtëpisë dhe t’i harrojnë që t’i vendosin më vonë.

2. Për shkak të shëndetit

Besoni apo jo, shumë njerëz mund të jenë alergjikë ndaj materialeve nga të cilat është bërë unaza e tyre. Arsyet e tjera shëndetësore për të mos mbajtur një unazë përfshijnë artritin reumatoid. Gjendje të tilla bëjnë që pjesët e trupit të fryhen dhe shpesh sulmojnë nyjet, edhe ato në gisht.

3. Sepse i harrojnë

Mund të duket si justifikim, por disa njerëz zgjedhin të mos mbajnë unazën sepse e harrojnë.

4. Sepse nuk i pëlqejnë bizhuteritë

Përsëri, duket si justifikim, por thjesht nuk i pëlqejnë bizhuteritë; nuk ka asgjë për t’u habitur.

5. Nuk përshtatet me bindjet e tyre

Unazat e martesës mund të jenë diçka normale sot, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Në ditët e sotme, ka disa fe që nuk besojnë në simbolikën e unazave të martesës. Përpos kësaj, shumë njerëz mund ta konsiderojnë pa asnjë rëndësi mbajtjen e unazës.

6. Sepse duan të hiqen si beqare/ë

Kjo arsye nuk përjashtohet, por nuk është e para që duhet të mendoni.

Scroll to Top