JiL.al - Jeto i Lumtur

Kiara hap zemrën: Butrinti ishte i duhuri, por në kohën e gabuar. Kam folur dhe pas ndarjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Si rrallëherë, moderatorja Kiara Tito ka folur për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri. Për këtë romancë, ajo është “ngacmuar” nga Amos gjatë bisedën në “BB VIP”.

Kiara e pranoi lidhjen dhe tha se ka zgjatur dy vite, teksa e konsideroi Butrintin si personin e duhur, por në kohën e gabuar, pasi kanë qenë shumë të vegjël.

Ajo tregoi se kanë qenë moshatarë, pasi kujtojmë se të dy janë nga 26 vjeç.

E pytur nëse mund të rikthehen sërish, Kiara e mohoi një gjë të tillë, teksa pranoi se ka folur me këngëtarin edhe pas ndarjes.

BISEDA

Amos: Ti ke qenë e lidhur me një këngëtar?

Kiara: Po

Amos: Ka zgjatur shumë vite?

Kiara: Dy vjet, goxha është mjaftueshëm

Amos: Dy vjet edhe konsumohet gjëja

Kiara: Po, por kemi qenë shumë të vegjël, domethënë 20 vjeç të dy, moshatarë.

Kiara: Ai ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar.

Amos: Po pse nuk e provon tani që koha mund të jetë më e përshtatshme.

Kiara: Po se di, kanë kaluar shumë kohë.

Amos: Ndjen akoma?

Kiara: Jo, jo. Kam folur, nuk është se nuk kam folur, por jo për rikthime.

Armaldo: Kiara të qeshin sytë.

Kiara (qesh): Nuk dua të flas, nuk dua t’iu shikoj.

Amos: Po ku paske qenë o goc.

Scroll to Top