Kiara kërkoi hapsirë nga Luizi, tani ajo do të qëndrojë pa u parë me të për disa ditë

Jil
Jil
2 Min Read

Banorët dhe opinionistët dhanë mendimin e tyre lidhur me raportin e ndërlikuar të krijuar mes Luizit dhe Kiarës.

“E kam studiuar me kujdes marrëdhënien e tyre dhe mendoj se çifti të dobëson. Luiz refuzimi të dobëson.

Marrëdhëniet janë rrugë me dy korsi dhe jo korsi me një drejtim. Për mënyrën se si e perceptoj unë dashurinë, shoh bezdisje nga ana e Kiarës. Dhe unë mendoj njësoj, Luizi është toksik, nuk i lë haspësirë Kiarës. Unë lexoj gjuhën e trupit. Kiara ndihet e bezdisur nga ajo ç’ka i ofron ti. Heshtja e saj nuk të duket një përgjije”, tha opinionistja e programit Zhaklin lekatari.

Ndërkohë, Luizi më pas reagoi duke thënë:

“Ti po thua zgjidh, vazhdo ose lojën ose Kiarën? Unë zgjedhjen time e kam bërë publike. Unë kam hyrë të fitoj, por sa kam hyrë në këtë prag kam parë këtë vajzën”.

E sigurisht një deklaratë nuk ka munguar edhe nga Kiara, e cila është shprehur se ka nevojë për kohën e saj që të mendojë mbi raportin e saj me Luizin.

“Realisht më ka ardhur shumë keq që mendojnë se unë po bëj lojë. Do mundohem me mish e shpirt ti nxjerrë anën e mirë Luizit, prandaj edhe stepem, dua ti zbuloj anën e mirë”, ka thënë Kiara.

“Jo nuk është e vërtëtë. Do i lë gjërat të rrjedhin, dua ta njoh më shumë Luizin. Më duhet më shumë kohë për ta menduar se me cilin person do e kaloj jetën time, jam 27 vjeçe”, tha më tej moderatorja.

E duke qenë se ka kërkuar kohën e saj për të vendosur, si për ironi të fatit, loja e Big Brother VIP Albania do ta mbajë atë për tre ditë larg Luizit.

Kjo pasi ai doli triumfues në garën e “The Voice of Big Brother” së bashku me Efin, ku si shpërblim morën izolimin në një dhomë të veçantë, duke u detyruar të kujdesen për një “bebe”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *