Banorët e “Big Brother Vip” edhe këtë të diel kanë zhviluar emisionin radiofonik brenda shtëpisë. Katër e nga katër ata kanë diskutuar mbi çeshtje të ndryshme që janë zhvilluar kohët e fundit.
Kiara në panel me Oltën, Shpatin dhe Keisin u shpreh se Luizi e ka ndihmuar në lojë, por ajo do të ishte e njëjta edhe pa të. Gjithashtu, moderatorja deklaroi se i pëlqejnë meshkujt dominant dhe nuk i kërseu lëvdatat për partnerin e saj.
“Më pëlqejnë meshkujt dominantë. Në një tavolinë më pëlqen që mashkulli im të jetë protagonist. Te Luizi më pëlqen që e shpreh dashurinë, që është romantik, përkujdeset dhe jam i sigurt që jashtë do jetë edhe më i mirë.
Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon,”-deklaroi Kiara Tito.