JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kini kujdes”, paralajmëron Ervin Karamuço: Qytetarët po grabiten me armë te sheshi “Skënderbej”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço njofton se në sheshin “Skënderbej” ka persona të rrezikshëm, të cilët vjedhin qytetarët me anë të kanosjes me armë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes. Sipas Karamuços, edhe pse u arrestuan dy persona para katër ditësh, aty ende po vijon sulmet një tjetër grup i rrezikshëm, që po sulmojnë qytetarët në mënyrë të dhunshme.

“Meqenëse nuk njofton Policia e Shtetit, kam detyrim moral dhe qytetar ta bëj unë. Lutem kini kujdes në Sheshin Skënderbej, sepse vijon vjedhja e qytetarëve me anë të kanosjes me armë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Megjithëse u arrestuan dy persona para 4 ditësh, një tjetër grup vijon të sulmojë qytetarët dhunshëm, duke ju marrë portofolat dhe celularët. 2 raste të reja kanë ndodhur para 1 ore.”- shkruan Karamuço në rrjetet sociale.

Më datë 24 dhjetor, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e dy të rinjve, respektivisht një 20 vjeçari dhe një 16 vjeçari, sepse nën kërcënimin e thikës dhe një pistolete false, grabisnin qytetarë të ndryshëm që dilnin për të shijuar atmosferën festive te Sheshi Skënderbej.

“Në kuadër të operacionit “Saga”  u arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar.

Shërbimet e Policisë i kanë arrestuar në flagrancë këta shtetas, në sheshin “Skënderbej”, pasi duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale, 3 shtetasve, gjatë ditëve të fundit”, njoftoi Policia e Tiranës pesë ditë me parë.

Scroll to Top