SARANDË- Një 69-vjeçar nga fshati Dhivër i bashkisë së Finiqit, Taqi Bërxulla, ka humbur kontaktet me familjen e tij. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familja mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë së Sarandës, të cilët kanë deklaruar se 69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë ishin kthyer në shtëpi pa të.
Të shqetësuar familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë njeriun e tyre, por askush nuk ka pasur kontakt me të.
Kështu që aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës në Dhivër në kërkim të 69-vjeçarit.noa.al