JiL.al - Jeto i Lumtur

Kishte “mbyllur” të miturën në bagazh/ Kush është 23-vjeçari i arrestuar në kufirin me Kosovën (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, ndërsa një 17-vjeçar do hetohet i lirë pasi akuzohen se tentuan të ndihmojnë një shtetase të mitur, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia ka njoftuar se në pikën kufitare të Qafë Prushit, pas kontrollit në automjetin e drejtuar nga 23-vjeçari Drilon Lleshi, në bagazhin e saj u gjet një shtetase e mitur, e cila po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht, e ndihmuar nga dy djemtë.

Edhe e mitura është proceduar nga policia, teksa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, tha policia.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top