Marrëdhënia midis Luizit dhe Armaldos brenda shtëpisë së Big Brother VIP duket se ka ndryshuar.
Ata u shfaqën si miq të mirë, por kohët e fundit kanë pasur disa përplasje të forta me njëri-tjetrin. Edhe ditën e sotme kanë pasur një debat të fortë, ndërsa Luizi i tha se tashmë nga ai do ketë vetëm mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma.
Teksa i kërkoi falje për çdo epitet që i ka thënë më parë, këngatari i tha se tashmë nuk do ketë më miqësi mes tyre por as edhe komunikimi.