Kjo shaka e Luiz Ejllit e bën Kiara Titon për të qarë

Jil
Jil
2 Min Read

Këngëtari Luiz Ejlli është gjithnjë në qendër të vëmendjes në “BBV” me batutat dhe shakatë e tij. Së fundmi ai i ka punuar një rreng moderatores Kiara Tito, për të cilën me sa duket ka edhe një pëlqim.

Në sirtarin e krevatit të Kiarës ndodhej një insekt dhe teksa Luizi po e hiqte tentoi ta trembë moderatoren me të. Por me sa duket jo gjithçka shkoi aq mirë pasi moderatorja u pa edhe duke qarë nga shakaja e tij.

Kujtojmë se Luizi preferon të ngacmojë e të bëj shaka me vajzat e shtëpisë. Një ndër vajzat me të cilën ai bisedon më shpesh është pikërisht Kiara Tito. Jo vetëm kaq por ai ka shumë qejf që ta ngacmojë moderatoren. Por i pyetur gjatë puntatës së mbrëmjes së djeshme nga Arbana Osmani, Luizi mohoi të pëlqente ndonjërën në veçanti duke thënë se i sheh si motra.

“Jo asnjë. Pyetje është kjo moj Arbanë? A nuk i ke parë njëra më e bukur se tjetra? Unë i shoh të tëra si motra. Jemi familje e madhe shumë e lumtur”, tha ndër të tjera Luizi.

Shumë banorë të BBV Albania nuk i kanë kursyer komentet për Luizin. Edhe pse ata kanë pak ditë që janë bërë pjesë e shtëpisë së famshme, Luizi ka marrë vëmendjen e padiskutueshme për tipin dhe humorin e tij.

Por Tea Trifoni ndër të tjera e ka cilësuar këngëtarin si “pervers”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *