Kokaina në banane, Gjykata e Durrësit lë në burg tre persona, Trifon Murataj në kërkim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gjykata e Durrësit vendosi masen arrest me burg per tre personat e arrestuarit për drogën e gjetur mes bananeve në Portin e Durrësit pasditen e së enjtes.

Gjyqtari Paulin Çera dha vendimin arrest në burg me afat 45 ditor për https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratorin e  kompanisë Zico sh.a (BanaKing) dhe dy punonjësve të kompanisë private të skanerit të cilët arritën të arrestoheshin në kuadër të operacionit “Again”.

Pasditen e të së enjtes së kaluar, pas  kontrollit fizik në një konteiner me banane ku u gjetën dhe sekuestruan 33,5 kg kokainë u arrestuan shtetasit Petrit Demishaj, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator i kompanisë Zico sh.a., porositëse të mallit, dhe dy punonjësit e skanerit në turn Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

Të tre të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Në kërkim u shpall dhe presidenti i kompanisë Trifon Murataj, i cili nuk është ndaluar ende nga policia.

Kompania Bana King eshte perballur edhe kater here ne te shkuaren me kapje te sasive te kokaines ne ngarkesat e saj gjate viteve te fundit.

Tri prej ketyre rasteve te meparshme jane sekuestruar ne port, ndersa njera prej tyre nje vit me pare, eshte kapur ne zonen e Kasharit teksa po transportohej ne magazinat e Bana King.

Aty nuk dihet cfare ka ndodhr, por ne kontejner eshte konstatuar mungesa e arkave me banane ndersa mendohet se gjate rruges eshte bere vjedhja e tyre pasi ne to, ka pasur te fshehur kokaine.

Scroll to Top