Kokaina “trazon” qytetin belg ku u vra Bledar Muça, ja lidhja mea sulmeve me bomba dhe shqiptarëve

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Lufta” midis bandave për kontrollin e trafikut të drogës duket se është përshkallëzuar në Antëerp të Belgjikës, aty ku më 22 janar të këtij viti u ekzekutua në një atentat Bledar Muça.

Muça, një emër jo i panjohur për drejtësinë konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjas në Elbasan dhe ishte dënuar me dy vite burgim për përplasjen me armë me agjentet e policisë në Elbasan.

Pikërisht pas vrasjes së Muçës, duket se qyteti belg sipas mediave vendase nuk ka gjetur qetësi, teksa në periferi, pranë Borgerhout, banorët u tronditën nga një shpërthim i ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.

Ky ishte sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë, ku u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të shtëpisë së synuar.

Policia, Sedee Dovo, shërbimi ushtarak belg për asgjësimin e bombave u thirr në vendngjarje ndërsa rruga në Ledeganckstraat u mbyll për kalimtarët, në atë që ishte kulmi i një vargu sulmesh me bomba në Antwerp.

Pajisja shpërthyese, e cila dukej se kishte shënjestruar bodrumin e pronës, raportohet se ishte një pajisje e thjeshtë shpërthyese e improvizuar e bazuar në fishekzjarre, ose IED në gjuhën ushtarake.

Më herët në të njëjtën javë, një ndërtesë apartamentesh në Generaal de Wetstraat, gjithashtu në Borgerhout, u vu në shënjestër për dy netë me radhë.

Sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave, teksa Antëerp njihet si një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.

“Kjo është veçanërisht e frikshme për njerëzit e Borgerhout. Ata me të vërtetë kanë filluar të ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre… E gjithë qasja ndaj problemit të drogës kërkon një mendim serioz… Unë kryesisht shoh atë që po ndodh në lagje dhe shoh frikën tek fqinjët e mi dhe në veten time. Mendoj se është e nevojshme të punohet me policinë që është e arritshme; oficeri i policisë nga e kaluara, i cili e njeh lagjen nga e para dhe që është në rrugë me biçikletë ose në këmbë, është hequr gradualisht”, tha për mediat, kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel..jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *