Olta Gixhari është një prej lojtareve më të forta dhe më të komentuara të Big Brother. Megjithatë ajo ka si fansat ashtu edhe ata që nuk e pëlqejnë lojën e saj.
Një prej tyre duket se është edhe në radhët e kolegëve të saj. Bëhet fjalë për aktoren Ina Gjonçi që mesa duket në këtë Big Brother nuk bëka tifo për Oltën por për grupin e saj kundërshtar.
Në një nga live-t që personazhe si Anaid Kaloti, Fjodora Fjora, Vesel Kurtishaj, etj bëjnë shpesh në Instagram vumë re dhe komentin e Inës e cila shkruan “ unë kuptova që të thyesh filxhan bën punë”, duke thumbuar kështu veprimin e Olta Gixharit pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother.