Big Brother Vip Kosova dhe Big Brother Vipa Albania janë dy emisonet më të shikuara në dy shtetet përkatëse. Ndërsa, Xhuli Nura, banore e BBVK dhe Luiz Ejlli, banor i BBVA, janë dy përsonazhet më të komentuara dhe më të pelqyera.
Madje, ndaj Ejllit nuk ka asnjë kritikë nga askush, as nga analistët e emisionit, artistët, gazetarët e ndryshëm për shkak të linçit nga qytetarët. Kushdo që nuk e pelqen kryqëzohet dhe gurëzohet verbalisht në rrjetet sociale.
Ndërsa ndaj Xhulit edhe pse ka përkrahje, kritikat lejohen, ose kritikuesit e saj kalojnë më lehtë për shkak se nuk ka një mobilizim që shanë, kërcënon dhe ofendon në mbrojtje të grave. Për shkak të shikueshmerisë së madhe të dy emisioneve edhe numri i militantëve të këtyre banorëve është i madh, madje lehtas mund të krahasohet me numrin e militantëve të partive politike.
Por pse po pelqehen këta dy banorë kaq shumë?
Në këtë Podcast, Arta Avdiu, gazetare dhe aktiviste e njohur e kauzës feministe, ka dhënë shpjegimin e saj se pse ka kaq shumë dashuri e përkrahje ndaj Luizit e kaq shumë urrejtje e neveri ndaj Oltës, një garuese kundërshtare e Luizit. Sigurisht, zonja Avdiu përshkruan në terma feminist edhe arsyet se pse pëlqehet Xhuli, garuesja aktualisht më e popullarizuar në BBVK.
sot