“Kosova kufizohet me Greqinë, At Zef Pllumi vdiq 27 vjeç “/ Këto janë “perlat” e tjera te Deas

Jil
Jil
2 Min Read

Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore.

U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike.

Loja u fitua nga Dea Mishel Hoxha, e cila më herët ka treguar se e ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8, por disa përgjigje të saj ishin vërtet “perla”.

Një përgjigje që mori më së shumti vëmendjen e banorëve dhe të publikut ishte ajo kur blogerja u pyet për vitin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Duke mos e ditur vitin e saktë, Dea aludoi se lindja e heroit tonë kombëtar ishte në vitin 1956.

Po ashtu, ajo dha një përgjigje epike dhe tek pyetja se cili poet ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi, ku përgjigjia e saktë është Migjeni, por Dea dha si përgjigje emrin e At Zef Pllumit.

Ndërsa në një pyetje tjetër, Dea Mishel tha “Greqia” në momentin kur u mundua të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia.

Njohuritë e pakta të personazheve VIP kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *