JiL.al - Jeto i Lumtur

Kosovë, ndezi cigaren pasi furnizoi makinën me gaz, lëndohen 4 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Drejtuesi i një automjeti në Prishtinë për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi pasi ka ndezur një cigare sapo ka furnizuar makinën me gaz.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e shpërthimit makina ka marrë flakë duke lënduar 3 pasagjerët që ndodheshin brenda në ato momente të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Prishtinë 16.07.5055 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

/jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top