Kosovë/ Theren me thikë tre efektivë të policisë në Prizren

Jil
Jil
1 Min Read

Janë therrur me thikë tre policë në lagjen “Dardania” në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili tha se njëri polic është në spitalin e Prizrenit, njëri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri është liruar.

Byqyqi ka njoftuar se zyrtarët policorë janë therur nga një 36-vjeçar, i cili është person i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi.

36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike.

I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit.

Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, shtoi Bytyqi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *