“Krenaria e policisë!” U lirua nga qelia, kryekomisari i Shkodrës pritet me duartrokitje e lot gëzimi nga protestuesit

Jil
Jil
1 Min Read

Kryekomisar Saimir Rustemi është përshëndetur me protestuesit pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës e cila e la me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke zbutur kështu masën e mëparshme “arrest me burg.”

Pasi Gjykata e Shkodrës vendosi masat e sigurisë për 14 të ndaluarit duartrokitje pasuan në ambientet jashtë ndërsa nuk kanë munguar edhe lotët e gëzimit mes protestuesve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Këta të fundit e kanë pritur me përqafime dhe brohoritje daljen e Rustemit nga ambientet e gjykatës.

“Nderoni veten!  Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”, ishin disa nga mesazhet që ata mbanin në posterat e tyre protestuesit sot.

Qytetarët shkodranë vlerësojnë figurën e Saimir Rustemit dhe kanë dalë në mbështetje të tij.

14 persona u arrestuan në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë.

Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *