
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një krim brenda familjes ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e së hënës, ku ish-dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.
Shtetasi Besnik Pjetri qëlloi me breshëri automatiku Pjeter Perjakun dhe Gent Perjakun tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Një fqinj i familjes, i cili tha se familja e viktimave nuk kpas gazetarit, konflikti ka nisur sepse familja e vajzës, nuk lejonte Pjetrin të shihte dy vajzat e tij. Dy viktimat ishin kthyer dje nga Italia dhe autori po i ruante pikërisht për t’i vrarë.
Sa i takon vendbanimit të ish-gruas së Pjetrit, fqinji tha se nuk është në dijeni për vendbanimin e saj. Dyshimet janë se dhe vajza jeton në Itali bashkë me dy fëmijët.