JiL.al - Jeto i Lumtur

“Krimi i organizuar me pushtetin”, eksperti i Sigurisë: Uniformat e policisë në banesën e Martinajt përdoreshin për të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Eksperti i Sigurisë Kombëtare, Ergys Muzhaqi i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me ndërhyrjen e forcave RENEA në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, teksa ka thënë se krimi i organizuar në vend është gjendur në flagrancë me pushtetin.

Ai foli edhe për provat materiale të gjetura në pronën e Martinajt, teksa tha se uniformat e gjetura aty janë përdorur për të kaluar postblloqet apo për të ndaluar njerëz në rast të veprimeve kriminale, ndërsa shtoi se është e logjikshme që ky arsenal do përdoret në bazë të këtyre ideve, në grupe të ngjashme kriminale ndodh e njëjta gjë.

“Teknikalitetet nuk janë të rëndësishme. Parimet mbi të cilat ngrihet krimi në vend janë të njëjtat. Kur kemi të njëjtat parime teknikalitetet, armatimet, ndërhyrjet e të tjerat nuk kanë rëndësi.

Mua më bezdis fakti që krimi i organizuar gjendet në flagrancë me pushtetin. Nga ecuria si është ngritur figura e Ervis Martinajt kjo duket. Një arsenal i tillë tregon që ai grup njerëzish në atë zonë kanë marrë masa për përplasje serioze në të ardhmen, në banesën e tyre ose në një rast tjetër larg banesave të tyre.

Unifromat e policisë nuk mund t’i përdorësh brenda zonës tënde, përdoren për të kaluar postblloqet apo për të ndaluar njerëz në rast të veprimeve kriminale.

Është e logjikshme që ky arsenal do përdoret në bazë të këtyre ideve, në grupe të ngjashme kriminale ndodh e njëjta gjë. Në Shqipëri nuk kemi terren për telenovela me seriale të gjata, dhe në i prodhojmë ku për muaj të tërë nuk gjenden njerëzit.

E çuditshme është që dimë gjithçka dhe nuk dimë asgjë, shteti nuk mund ta lërë situatën në këtë gjë. Në nja fshat të vogël, me distanca të vogla, ka mundësi të mos dallohet kush hyri e kush doli, është e pamundur të mos dallohet, parimisht është e pamundur”, tha ai.

Scroll to Top