Kriset raporti mes Getinjo dhe Vivien? Çifti debatojnë me tone të ashpëra

Jil
Jil
1 Min Read

Mori shumë pak kohë që në ‘Big Brother VIP Kosova’ të krijohej çifti i parë. Getinjo dhe Vivien nuk ngurruan të shprehin hapur pëlqimin dhe afeksionin që patën për njëri-tjetrin që në ditët e para.

Mirëpo, pasi shkëmbyen puthjen e parë e ndarjes së shtratit me njëri-tjetrin ka ardhur edhe sherri i parë mes tyre, që sipas fjalëve që të dy thanë mund të ketë edhe një krisje.

E gjitha nisi nga një shaka e reperit ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër. “S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo.

Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë. Ai shtoi se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij. Madje, u shpreh se gjërat do të ndryshojnë që nga ky moment.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *