Krisje mes tyre? Aktori i njohur i humorit flet pa ‘rezerva’: Ermal Mamaqi është prodhim sere

Jil
Jil
2 Min Read

Raporti mes dy aktorëve të humorit Ermal Mamaqi dhe Eglein Laknori është rikthyer sërish në qendër të mediave rozë.

Kjo pasi në një intervistë për emisionin “Why Not” ky i fundit është shprehur se Ermal Mamaqi është prodhim sere.

“Nëse Beni ecën vetë, Ermali të ka kopjuar ty apo ecën vetë?”, është pyetur ai, teksa u përgjigj duke thënë se “Ermali është prodhim sere”.

Ata u përfolën për një krisje të miqësisë edhe disa vite më parë, kur Laknori u shpreh asokohe se Ermali i vidhte batutat dhe i përdorte ato për të tërhequr audiencë në emision.

Megjithatë po ai vetë i mohoi zërat duke thënë se Ermalin e ka mik dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e një shakaje mes tyre.

“Jo, unë Ermalin e kam vëlla. Ermali e ka filluar pjesën e televizionit pak përpara meje ishte koha që ishin SHBLSH. Edhe gjithmonë unë i thoja Ermalit, ngaqë rrinim bashkë edhe kur e sheh nga televizori të lind ndonjë batutë, dhe i thosha: “Fute këtë këtu, dëgjo vëllain tënd”, u shpreh asokohe aktori.

“Pra ishin vetëm sugjerime miqësore? Sepse nga mediat është interpretuar si vjedhje“, u pyet sërish aktori. “Është spekulim nga mediat, unë i kam thënë Ermalit batuta, por nuk është se i ka vjedhur. Thjesht sugjerime miqësore”, shtoi ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *