Krisje në marrëdhënien e Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj? Ja detaji që ngriti dyshimet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë shndërruar në një ndër dyshet më të ndjekura aktualisht.

Dyshja bënë bujë me lidhjen e tyre që për shumë kë ishte e papritur dhe u përballën me kritika pasi pretendohej se balerini nuk kishte përfunduar ende lidhjen e kaluar kur nisi romancën me këngëtaren. Megjithatë dyshja shprehën hapur ndjenjat dhe vazhduan të lumtur me njëri-tjetrin.

Dedikimet e dashurisë nuk munguan as në rrjetet sociale por nuk i pamë dje kur ishte Dita e të Dashuruarve. Këngëtarja duket se e ka kaluar një pjesë të ditës së Shën Valentinit, me shoqen e saj. Këtë gjë e ka treguar vetë Elhaida përmes rrjeteve sociale, ndërsa nuk ka ndarë asnjë foto dhe asnjë urim për Ledianin. E njëjta gjë shihet edhe në Instagram-in e Ledianit, ku nuk ka asnjë urim për Elhaidën.

Kjo ngriti dyshimet e ndjekësve për një krizë mes tyre, por nuk mund të thuhet me siguri pasi ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin dhe fotot e përbashkëta janë ende në profilet e tyre.

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin dhe një dashuri të fortë.

Aq sa që në javët e para dyshja e bëri publike këtë lidhje, duke zgjedhur kështu të konfirmonte atë që prej kohësh flitej.

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dy të rinjtë duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit tashmë që spektakli ka përfunduar.

Dyshja e nisi vitin me pushimet e tyre të parë si çift. Balerini dhe këngëtarja zgjodhën Kroacinë për të kaluar disa ditë relaksi, plotësisht të merituara. Këtë e kanë zbuluar përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut.

Scroll to Top