Kryebashkiakut socialist i heqin patentën: Shkelje e rëndë, s’kishte vend për tolerancë

Jil
Jil
2 Min Read

Ndodh edhe kjo, që një kryebashkiaku socialist t’i hiqet patentat për shkak të shkeljeve gjatë qarkullimit me makinë në rrugë.

Rasti është i kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili shprehet se prej një muaji është pa patentë.

“Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr, për shkelje në trafik”, tha Ndreu në emisionin “Aldo Morngin Show” duke theksuar se “shkelja ishte përtej limitit të tolerancës”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ai shprehet se policia mund të jetë tolerante, por kjo varet edhe nga vendi se ku ndodh shkelja. Megjithatë ai ka thënë se në një moment të gjithë bëhemi shkelës.

“Marzhi i tolerancës është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare.

Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa ekstreme në këto raste, por në përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence, Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth.

Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë”, u shpreh Ndreu.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *