Kryemadhi: SPAK kërkoi arrestimin e Subashit, por përse u tërhoq?

Jil
Jil
2 Min Read

Aksioni i SPAK me 11 urdhër arreste, ka sjellë edhe një reagim të ish-kryetarja,Monika Kryemadhi ka reaguar për aksionin e SPAK lidhur me arrestimet për aferën e inceneratorëve.

Në një status në Facebook, Kryemadhi thekson se drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klineteliste. Gjithashtu theksoi se SPAK ka kërkuar arrestimin e Subashit, por që sipas Kryemadhit është ndaluar.

Statusi:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve.

Po ashtu dhe Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pasditen e së mërkurës për urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu, Sali Berisha është shprehur se sot janë arrestuar thjesht disa “cironka”, punonjës të ndërmarrjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *