
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Kryesia e PD ka miratuar emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare për kryetar bashkie në 26 bashki të vendit. Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetarja Jolldiz Mitro ka dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi që i paraprin zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023.
Joldiz Mitro: Kryesia e PD vetëm pak orë më parë ka miratuar kandidatët e primareve për 26 bashki që do të garojnë në zgjedhjet e 14 Majit. Për bashkitë e tjera, kandidatët pasi të kalojnë filtrin e Komisionit Zgjedhor në selinë blu, do të hidhen për miratim në një mbledhje të radhës së Kryesisë së PD. Ajo që bie në sy është fakti se në 3 bashki, nuk ka garë sepse ka vetëm një kandidat dhe më konkretisht, në Bashkinë e Elbasanit, demokratët do të garojnë në zgjedhjet e 14 Majit me një prej figurave kryesore të kësaj force politike, nënkryetari Luçiano Boçi. Po ashtu, edhe në Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia do të kërkojë një rikonfirmim në zgjedhjet e 14 Majit dhe në Bashkinë e Kukësit, i vetmi kandidat është Admir Sinamati.
Gara duket më e fortë në Bashkinë e Tiranës, ku do të garojnë përballë njëri-tjetrit 7 kandidatë dhe më konkretisht Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo.
Në një tjetër bashki të madhe, siç është ajo e Durrësit në garë janë 2 kanidatë, Igli Cara dhe Armand Dervishi.
Reis Çiço: Kur mendohet të përfundojë ky proces?
Jolldiz Mitro: Menjëherë pas shpalljes së kandidaturave zyrtare, pas miratimit të tyre nga ana e kryesisë, kandidatët nisin fushatën dhe në 4 Dhjetor do të mbahen primaret për Partinë Demokratike./tvklan.al