Kthesa e papritur për vrasjen që tronditi Greqinë, babai i Karolinës tregon arsyen e vërtetë: Ja pse u vra ime bijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen makabre të Karolinës, e cila u vra më 11 nëntor të 2022 nga bashkëshorti i saj, Babis Anagonstopoulos.

Ngjarja që tronditi mvarë Greqinë dhe jo vetëm ndodhi në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera në Athinë. Por deklarata e fundit e babait të Karolinës ka ndryshuar 180 gradë shkaqet dhe rrethanat e vrasjes.

Deri më tani motivi i vrasjes së 21-vjeçares ishte xhelozia e sëmurë e autorit ndaj bashkëshortes, me të cilën ka një vajzë rreth 2 vjeç, Lydian.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Babai i nënës së re të ndjerë tha në një intervistë se Babis Anagnostopoulos ishte “i përfshirë në një bandë droge”, një fakt që Caroline e dinte dhe për këtë, siç tha ai, e vrau.

Në këtë intervistë, babai i Karolinës ka pohuar se Babis Anagnostopoulos ia ka pranuar të vërtetën në një letër që i ka dërguar, të cilën, siç tha ai, mund ta konfirmojë edhe nëna e tij.

“E di saktësisht pse e vrau. A e dini se ai ishte i përfshirë në një bandë droge? Ishte një restorant ku shkonin Babis dhe Karolina. Pronari i lokalit ishte i përfshirë në trafik droge dhe i tha Babisit se ai dhe banda me të cilën ishte përfshirë kishin nevojë për një pilot helikopteri për të sjellë dhe transportuar drogën. Kjo ishte një punë për të cilën do të paguhej shumë para.

Mora një letër nga Babi që shpjegonte se çfarë ndodhi. Babis ishte shumë i hapur. Kur e bëri, në vend që ta mbante gojën mbyllur, i tha Karolinës.

Karolina ishte një person shumë i ndershëm dhe tha se nuk donte të kishte të bënte me të dhe se nëse ai vazhdonte të merrej me drogë, ajo do të largohej në Filipine. Kështu ai u tha njerëzve të bandës së drogës se nuk mund ta bënte këtë.

E pyetën pse dhe ai u përgjigj: “I thashë gruas sime dhe ajo tha se do të më linte”. Më pas i thanë se “nuk mund t’ia thuash gruas, duhet ta mbash sekret”. “Nëse ajo largohet nga ju, ajo do të largohet, por ajo ende do ta dijë dhe një ditë do të flasë kështu që ne duhet ta heqim qafe atë”, i kanë thënë ata.

Ai u kishte thë se “nuk mund ta bëni këtë” dhe në fund e vrau vetë, sepse ai besonte se nëse nuk e bënte, njerëzit e bandës do ta vrisninKarolinën. Babis më tha, më shkroi një letër. Dhe i tha edhe nënës së tij.

Nëse flisni me nënën e tij, ajo do ta konfirmojë. Çfarë kuptimi do të kishte që ai ta përmendte atë në gjyq. Ky njeri u gjykua për vrasje me paramendim dhe mori dënimin maksimal. Këtu përfundon historia për mua”, ka deklaruar i ati i Korolinës.

Scroll to Top