Ktheu magazinën e braktisur në plantacion marijuane, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali…

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Karabinierët e Compagnia Roma Cassia arrestuan një 37-vjeçar shqiptar për prodhimin dhe shitje të lëndëve narkotike si marijuana.

Ushtarakët, pas informacioneve të marra, gjatë hetimeve kanë ve re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit.

Më pas ata kanë identifikuar një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion të vërtetë marijuane.

Gjatë kontrollit në kasolle u gjetën mbi 300 bimë marijuanë të gjatë gati 40 cm, si dhe 50 gramë marijuanë gati për shitje.

Rritja e bimëve bëhej e mundur me anë të llambave të posaçme, freskueseve, termostatëve dhe plehrave kimike, sipas medieve italiane. 

Policia zbuloi se subjekti ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin publik të energjisë elektrike për të prodhuar plantacionin e marijuanës, ndërsa droga dhe materialet u sekuestruan dhe u konfirmua arrestimi…lajmifundit.al

Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *