
Dita e enjte do të vijojë të mbetet në të njejtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zhvillim kryesisht në mesditë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në orët me temperatura më të larta, priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet lokalisht parashikohen të marrin formën e shtrëngtave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim veriperëndim e verilindje e lehtë e mesatare, me valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 31°C
në zonat e ulta 18 deri 34°C
në bregdet 18 deri 33°C.
burimi lajmifundit.al/