JiL.al - Jeto i Lumtur

Kuçovë/ U gjet i plagosur në rrugë, identifikohet 46 vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

46 vjeçari Admir Bejo, i cili u gjet i plagosur në rrugë në Kuçovë po transportohet drejt Tiranës.

Gazetari i Ora News bën me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por për shkak të vështirësisë për t’i hequr një plumb dhe komplikacioneve që mund të lindin, po transportohet për mjejkim më të specializuar drejt spitalit Ushtarak.

Një person është gjetur në rrugë i plagosur me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr 1 të Kuçovës.

Gazetari i Ora News informon se i plagosuri është identifikuar si Admir Bejo, 46 vjeç.

“Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve,” njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

.jetoilumtu.al/

 

Scroll to Top