Kujdes, mund të jetë i armatosur!/ Plagosi 2 shqiptarë dhe një italian, karabinierët në këmbë

Jil
Jil
2 Min Read

Policia italiane është ngritur në këmbë dhe po kërkon një 55-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur 3 persona në Bibione dhe ka arritur të arratiset.

Në mbështetje të policisë janë edhe karabinierët e Portogruaros, të cilët po hetojnë rastin dhe po përpiqen të lokalizojnë shqiptarin.

“Kushdo që ta shohë, kërkohet të kontaktojë në numrin e urgjencës 112”, shkruajnë karabinierët.

Merr lajme ekskluzive

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Sipas medieve italiane të shtënat kanë ndodhur 3 ditë më parë, më 27 qershor në një resort në bregdet, fillimisht në via Pirano dhe më pas në parkingun e një pallati mes via Andromeda dhe via della Vega.

Sipas policisë, shqiptari ka qëlluar 3 herë. Të plagosurit janë 2 shqiptarë dhe një italian.

Njëri prej shqiptarëve, 30 vjeç ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Hetimet koordinohen nga Prokuroria Publike e Pordenones.

I kërkuari u dënua 22 majin e kaluar për kanosje me thikë ndaj njërit prej tre të plagosurve, siç konfirmohet nga burime hetimore.

Nuk përjashtohet që ky konflikt i mbartur të jetë motivi i plagosjeve. Autoritetet ngrenë alarmin se shqiptari mund të jetë ende i armatosur.

Karabinierët kanë ngritur disa postblloqe në vende të ndryshme të zonës.

 

Jeto I Lumtur.al

Më të lexuarat

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *