JiL.al - Jeto i Lumtur

Kujdes! Rikthehen kamerat e trupit në Policinë e Shtetit…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se sot Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besueshme në vend dhe se indeksi i pëlqyeshmërisë së qytetarëve ndaj punës së policisë ka pësuar një rritje domethënëse nga 36% në vitin 2013 në 59% në vitin 2022.

“Ky është një fakt që tregon se të gjithë përpjekjet tona duket që janë shpërblyer. Kjo s’mund të arrihej pa partnerë si qeveria suedeze përmes këtij projekti”.

Në vijim ai përmendi të tjera arritje të punës së Policisë së Shtetit sidomos përmes shfrytëzimit të avantazheve që krijon teknologjia

“Kemi kaluar nga patrulla policie që të ndalonin ndonjëherë edhe pa shkak, në përdorimin e radarëve automatikë dhe makinave inteligjente duke ulur kështu kontaktin e qytetarit me punonjësin e policisë që në shumë raste ishte edhe burim ryshfeti.

Së shpejti do të kalojmë në njoftimin elektronik të menjëhershëm të qytetarit në rast shkeljeje dhe do të vijojmë investimet në teknologji e pajisje dixhitale për të rritur cilësisht punën e Policisë. Vetëm vitin e ardhshëm kemi parashikuar 7.6 herë më shumë investime në Teknologji në Policinë e Shtetit”, tha Cuci.

Scroll to Top