Kultivonin bimë kanabisi, arrestohen babë e bir në Elbasan: Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bodin”, i zhvilluar me metoda hetimore proaktive.

Kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre, në fshatin Bobin, dhe më pas i përpunonin ato, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Në pranga gjithashtu, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni, në hetim edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH dhe ata të DVP Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Bodin”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Bodin, dhe Z. B., 27 vjeç, banues në Sarandë (babë e bir).

Nga kontrolli i ushtruar në tokën e këtyre shtetasve, në fshatin Bodin, Gracen, Elbasan, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë.

Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

– F. S., 58 vjeç , banues në Elbasan, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratori i Njësisë Administrative Gracen, Elbasan;

– R. B., 62 vjeç, kryeplaku i fshatit Bodin, Gracen, Elbasan.

Po në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *