“Kundershtaret politik e kane vrare…”, flet xhaxhai i Ervis Martinajt: Hasmi nuk te zhduk xhenazen

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka reaguar sërish për zhdukjen e nipit të tij, Ervis Martinaj, i cili njihej ndryshe si “padroni” apo “mbreti” i lojërave të fatit.

Faik Martinaj, beson se Ervisi është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur nga kundërshtarët.

“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai.

Faik Martinaj në emisionin “Pa Gjurmë” ka deklaruar se pasojat për Ervis Martinajn kanë ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Ky i fundit tha se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

“Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23, na përshëndeti, s’na tha ku ishte” shtoi Faik Martinaj./Abcnews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *