Kur ke humbur guximin ke humbur vetveten

Jil
Jil
2 Min Read

Secilit prej nesh mund t’i ketë ndodhur diçka nga e cila mund të jetë lenduar apo mërzitur. Edhe mua më ka ndodhur të perjetoj çaste dhe momente të tilla, shumë herë e kam ndjerë veten të fyer nga dikush, por nuk kam patur kurrë guxim të përballem me të. Sa keq jam ndjerë! Edhe lot kam derdhur! I thoja vetes se nuk kisha vlerë për asgjë. Kisha filluar të largohesha nga gjithçka. Rrija e vetmuar dhe e frikësuar. Ndoshta frika kishte forcë më të madhe sesa guximi. Ai dukej sikur nuk ekzistonte fare për mua. Me te vetmen që beja shoqëri ishte vetmia. Humba krejt vetveten. Shikoja të tjerët që flisnin e buzëqeshnin dhe mendoja se pse vallë unë nuk e kisha këtë të drejtë? Por një ditë i thashë vetvetes: -Forca, gjej guxim dhe përballu me realitetin. Dhe kështu ndodhi me të vërtetë. E nesermja ishte një ditë e re dhe krejt ndryshe nga ditët e tjera. Nuk kisha më frikë nga asgjë dhe prej asgjëje. Çdo problem qoftë ai shoqëror apo familjar me pak guxim e kurajo e perballoja me sukses. Të guxoja t’i thoja dikujt të vertetën nuk kisha ndrojtje, të guxoja t’i thoja një të rrituri mendimin tim nuk kisha më frikë… Tani i thoja vetes se luftën midis frikës dhe guximit e fitova unë. E fitova përsëri vetveten. Ndonjëherë duket sikur ndjenjat tona janë aq të forta saqë shpërthejnë jashtë. Guximin nuk ta fal askush, por atë e ke gjithmonë brenda vetes dhe sa herë që ai të nevojitet, behu mbret dhe zot i tij, sepse kur ke humbur guximin ke humbur vetveten.

Nga: Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *