JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kur shihja sytë e tij, shihja botën”/ Diola rrëfen se është dashuruar me një 77-vjeçar: Shoqet më thonin ‘je çmendur’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një rrëfim i Diola Dostit në shtëpinë e “Big Brother” ka pushtuar rrjetin, pasi nutricionistja ka treguar se është dashuruar me një burrë 77 vjeç.

Në një bisedë me Dea, ajo tregon se dashurohet me mendjen e njerëzve, teksa rrëfen se kështu ka ndodhur me një 77 vjeçar që fliste në rrjetet sociale.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen.

Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën.

Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia ‘Kam rënë në dashuri’, ato thoshin ‘Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç;”, tha ajo.

Scroll to Top