JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kur u ktheva, pashë që…”/ Gjeti 11-vjeçaren vetëm në banesë, babai i vogëlushes: E kisha shok, e mbaja me bukë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një ngjarje e rëndë u shënua një ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar përdhunoi vajzën e mitur të shokut të tij, pasi e gjeti të vetme në banesë.

Ditën e sotme, babai i të mitur ka rrëfyer se kur është kthyer në banesë, e ka gjetur vajzën duke qarë, por nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

“Ai kishte ardhur këtu tek shtëpia e mbaja me lek me bukë, se mblidhte kanoçe. E njihnim në Sarandë, por rrinte në Tiranë. Kur vij në shtëpi hap derën dhe shoh vajzën duke qarë. Më tha doli gjak.

Thash mos është prerë me ndonjë gotë dhe e pash s’kishte gjë. Mos ik nga shtëpia më thotë mua edhe dridhej. Më pas marr nusen në telefon dhe i them kështu, kështu. Nuk më vajti mëndja”, u shpreh babai për emisionin “Shqipëria Live”.

E mitura i ka treguar mamasë së saj se çfarë ka ndodhur dhe veprimet që 55-vjeçari Astrit Terolli ka bërë me të.

“Vajta në lokal të pija kafe dhe kur kthehem e shoh nusen që kishte fytyrë tjetër. Ia kishte thënë vajza të gjitha, pastaj marr vajzën dhe mi thotë të gjitha. Vajta me polici të kapnim atë. Vajza është mirë, me mua është”, shtoi më tej ai.

Një ditë më parë Astrit Terolli kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm të miturën, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj. 55-vjeçari u vu në pranga, pas denoncimit të prindërve të vogëlushes.

Scroll to Top