Kurti: Në vitin e ardhshëm, 654 milionë euro do t’iu ndahen komunave

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në takimin që po e mban me kryetarët e komunave, në Pejë.

“Në këtë buxhet reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit, dedikuar nivelit komunal.

Për herë të parë kemi rritje prej 15 përqind të buxhetit për komuna, në raport me vitin 2022”, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.

“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, e kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në cilësinë e shërbimeve komunale, karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit në ekonomi”.

Tutje i pari i qeverisë tha se nevojitet avancim i bashkëpunimit Qeveri-komuna.

“Qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, edhe duke qenë afër komunave, e për këtë na nevojitet avancim dhe intensifikim i bashkëpunimit”, tha Kurti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *