Kush do vritej? Me armë zjarri kallashnikov në vendin e punës, kapet i riu nga Vlora…

Jil
Jil
2 Min Read

Ka rënë në prangat e policisë një 24-vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Uniformat blu bëjnë me dije se policia sekuestroi armën kallashnikov në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte.

Burime bëjnë me dije se i arrestuari është Vero Alushi.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

V. A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *