Kush e hodhi vajzën nga ballkoni? Dëshmitari kyç dhe misteri i bosit të kazinosë në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku një 22-vjeçare nga Kenia, me emrin Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb dhe News24 se e reja natën e ngjarjes ndodhej në banesë me 5 [persona, katër prej të cilëve shqiptarë, 3 djem dhe 2 vajza përkatësisht.

Nga burime konfidenciale mësohet se mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht e më pas e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, dhe e reja pasi është hedhur nga ballkoni  nga personat në fjalë, ka rënë në pjesën e oborrit të banesës së katit të parë, dhe disa orë më pas kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, pasi e kanë parë.

Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, prokuroria ende nuk ka marrë asnjë veprim, ndërsa nuk ka as emra të dyshuarish dhe as janë marrë në pyetje personat që ndodheshin atë natë në banesë, përjashtuar vetëm një prej vajzave, e cila ishte shoqe e 22-vjeçares dhe punonin bashkë në një kazino në kryeqytet.

Sakaq, pas ngjarjes së rëndë, personat që ndodheshin në banesë me 22-vjeçaren, janë larguar me tre automjete të ndryshme.

(BalkanWeb)

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *