Gazetari Albania Eni Ferhati tha se nuk ka një datë zyrtare për emërimin e pasuesit të Gledis Nanos zyrtarisht.
Aktualisht postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e ushtron i komanduar zv. drejtori, Tonin Vocaj.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Dy janë emrat që po përfliten si kandidatë të mundshëm, por dhe që plotësojnë k ushtet për emërimin, bëhet fjalë për Muhamet Rrumbullakun, aktualisht drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Lorenc Panganika, aktualisht drejtor i Policisë së Tiranës.
Ferhati sqaroi se Panganika ka gradën drejtues i parë që automatikisht i jep të drejtën për të kandiduar, ndërsa Rrumbullaku ka një tjetër specifikë.
Gazetari u shpreh se ai është jashtë organizatës së policisë pasi u lirua në vitin 2014, pas marrjes së pushtetit nga qeveria aktuale. Rrumbullaku nuk ka kaluar afatin 10-vjeçar që ka ushtruar poste të larta në Policinë e Shtetit, kështu që është vetëm procedura.
“Sipas burimeve ai do të japë dorëheqjen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që gjithashtu është përfolur se lidhet me lirimin nga detyra të Ardi Veliut si zv. ministër i Infrastrukturës pasi Ardi Veliu do të emërohet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
BURIMI https:https://lajmifundit.al/category/aktualitet