Kush është kuzhinieri i ri shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali (EMRI+FOTO)

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Del foto dhe emri i të riut shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali. 

Ai është Luka Cifci 23 vjeç. I riu po udhëtonte së bashku me 3 shokë të tij dhe makina, e cila drejtohej nga një prej shokëve, doli nga rruga në një rrethrrotullim dhe u përplas me barrierat anësore.

Përplasja ishte shumë e fuqishme aq sa  23-vjeçari ka dalë nga makina pasi u thyen xhamat.

Kush është kuzhinieri i ri shqiptar që humbi jetën në

Rruga ku ndodhi ngjarja, aksi që lidh Perugia-n me Citta della Piev, është një rrugë problematike pasi ndodhin shumë aksidente.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shpejtësinë me të cilën po udhëtonin djemtë. Tre shokët që ishin me Cifcin u plagosën lehtë.

Prokuroria ka nisur po ashtu hetimet për të zbuluar nëse shoferi ishte nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e aksidentit.

I riu shqiptar punonte si kuzhinier në një restorant, por ditët e fundit ishte mbyllur për shkak të festave. 23-vjeçari lindi në Athinë të Greqisë, por prej 10 vitesh banonte në Castiglione del Lago./Rainews.it

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *