Kush i fiku kamerat? Nga atentati në Milot nuk ka asnjë pamje filmike, autorët ishin në dijeni…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij nuk punonin.

Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi.

Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë.

Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.

Policia thotë se për gati 5 minuta zona është përfshirë nga terrori, si pasojë e breshërive të forta të automatikëve.

Madje njëri nga autorët ka qëlluar me puthitje xhamin e blinduar të makinës, me qëllim depërtimin e plumbave në brendësi të makinës, ku ndodhej Ylli Brahimi./GazetaSot

Scroll to Top