JiL.al - Jeto i Lumtur

Kushtetuesja nuk pranon kërkesën e PD për Komision Hetimor: Duhej të sillej nga 35 deputetë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike që të konsiderohej jo kushtetues vendimi i Kuvendit për mos ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Kërkesa nuk ka kaluar fare në seancë plenare dhe është rrëzuar që në mbledhjen e gjyqtarëve në seancë paraprake dhe arsyeja ka qenë numri i frimave të deputetëve.

Sipas Kushtetueses, kërkesa duhet të ishte dërguar nga po të njëjtët që kishin firmosur për ngritjen e Komisionit Hetimor  (pra 35 deputetë) dhe jo 28.

Gjykata Kushtetuese në vendim evidenton faktin se kemi të bëjmë me një kërkesa për përplasje kompetencash me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se 1/4 e Kuvendit, aq sa duhen sipas Kushtetutës për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Vendimi është marrë me shumicë votash ndërkohë që anëtaret e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar kundër dhe kanë dhënë edhe mendim pakice.

Sipas tyre kërkesa plotësonte kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues dhe duhej të kalonte për shqyrtim në seancë plenare.

Kujtojmë se në seancën plenare të 23 qershorit të kaluar Kuvendi rrëzoi me 74 vota kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Scroll to Top